Shko thellë

N´se do të gjendesh i gatshëm për jetën,

Shko thellë:

Jo në ujërat e plazhit të bukur të gjirit,

Por në librat e punës! Dhe të Shekspirit!

N´se do mes njerëzish të jesh i fuqishëm,

Shko thellë:

Jo në miniera platini e floriri,

Por në njohje dëshirash e nevojash fakiri!

N´se do të të duan, si n´jetë, dhe pas vdekjes,

Shko thellë:

Jo në studime magjish alkimie,

Por në shpella shpirtrash, maskim dashurie.

N´se do t´jesh i lumtur, të kesh dashurinë,

Shko thellë:

Në zemrën e saj, që t´i kuptosh arsyet,

Në barkun e saj, që t´mos humbësh me nyjet.

Zgjidhje problemesh do t´kesh vetëm dy:

T´vështirën, që kërkon, por dhe t´thjeshton punë;

T´thjeshtën, që s´të lodh, por ndoshta të plak shumë:

Shko thellë…

Ose lëre të rrjedhë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s