Siç dihet, në Tiranë është hapur së fundi një qendër e re tregtare. Përtej asaj në ishte apo jo e nevojshme, përtej diskutimit mbi konsumizmin, fuqinë blerëse e të tjera, personalisht kjo qendër tregtare, nga pikpamja estetike m’u duk e bukur dhe mjaft moderne. Madje i kishte dhënë pak hijeshi sheshit kaotik tek Zogu i Zi, me ato pak pemë, barin dhe shatërvanin e vogël. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte një skulpturë në krye të tapetit lëvizës që të ngjit në katin e dytë, sapo hyn në ndërtesë; pikërisht kjo në foto: tre punëtorë që po ndërtojnë qendrën tregtare në fjalë. Dukej si një skulpturë e realizmit socialist, me në qendër punëtorin, një homazh për klasën punëtore, ndoshta një falënderim për djersën e atyre që punuan në ndërtimin e asaj godine. M’u duk e çuditshme, gati-gati si nëpër filma me regjisorë pacifistë që besojnë në simbiozën sociale të klasave shoqërore. Si një slogan: Kapitalisti falënderon punëtorët; Kapitalizmi nderon punëtorin; Dallimet klasore nuk janë; Ne jemi një shoqëri, kemi vetëm role të ndryshme;… Në thelb të gjitha mund të qëndrojnë, duke mbajtur parasysh të gjitha përjashtimet e rastit, por jo këtu, jo në këtë kohë.

Pasi dola nga aty, duke marrë me vete shijen e mirë të një cope perëndim në mes të kryeqytetit tim dhe shijen e palëlqyeshme të mungesës së mundësisë për t’i blerë sime shoqeje ndonjë gjë të bukur, e gjeta veten përsëri në rrugën e njohur të qy

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s