Për ty (edhe një mijë herë të tjera)

Për të gjitha vajzat që kam takuar,
Ëndrrat, me të cilat ndoshta e kam tepruar,
Rastet që kam humbur, pa i shfrytëzuar,
Trenat, pas të cilëve kam vrapuar,
Yjet, që s´di me ç´emra i kam pagëzuar,
Erërat, që më kanë trembur të fluturoj,
Detet, që kam patur frikë t´i notoj,
Herët kur kam refuzuar të kuptoj,
Emrat që kam mundur t´i harroj,
Ndjenjat që kam mundur të provoj,
Javët, që mezi kam pritur të mbarojnë,
Ëngjëjt, që gjithnjë kanë ditur të më mbrojnë,
Majmunët, që janë përpjekur t´m´imitojnë,
Ishujt ku kam shkuar, që s´ekzistojnë,
Jetët, që kanë dashur t´më diktojnë,
Ëndrrat, që kam thurur e s´i mbaj mend,
Hënën, që e kam dashuruar, e që më ç´mend,
Etjet, që vazhdoj të mos i shuaj,
Rërat e lagura, me të cilat luaj,
Ëndrrat që m´i japin gjumit vlerë,
Titujt, që s´do t´i meritoj asnjëherë,
Ëndjet, që tundohem të kerkoj;
Tepër gjëra kam, që shumë i çmoj.
Janë gjithçka ndërton jetën time,
E prapë, do t´i kisha bërë thërrime!
Rraqe, por që ma bëjnë jetën te vyer;
Asgjë, për ty, s´e kisha kursyer!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s