Meqë është natë poezish

Më joshka kafja, që do të pij në mëngjes,
Ndaj natën po e shtyj, nuk po e pres.
Më ndillka drita, ndaj nuk po e shuaj,
Më bën të mos kem frikë nga asgjë e huaj.
Më mbytka cigarja, por nuk mund ta lë,
Armë vetmivrasë se kam vetëm atë!
Flisnim me fjalë të pista e thurnim vargje,
Nata e fshinte të kuqtë nëpër faqe.
I thashë: “Ndrysho pak sonte, mos ma prish,
Më puth, meqë është natë poezish!”
Më tha: “Të puth, por do të helmohesh,
Do të jetosh më mirë, nëse largohesh!”

Sonte, ajri i natësh po më ndillka,
I ftohtë, siç është, me pashqetësimin që sillka!
Nesër, do të tregoj që nuk fjeta,
Por jo që s’doja të shihja ëndrra të paqeta.
S’lejoj dot të quhem viktimë pagjumësish,
Ndaj do ta shndërroj në natë poezish!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s