Si bora e parë

Impresionuese!

Si bora e parë.

E bardhe, e imët, e munguar.

Drithëruese!

E ftohtë acar!

Pafundësisht e dëshiruar!

Shkrihet mbi supe,

Krijon dëshira,

Të bën të duash të mos mbrohesh.

Zhduket befas!

Si bora e parë!

Dhe me zhgënjimin zë mësohesh.

I ftohti i dimrit

T’i ngrin gishtat

Dhe fryma s’mundet të t’i ngrohë

E përqafimit

I mungojne te brishtat

Supe, e nuk ka kuptim pa to!

Si bora e parë

E dimrit të parë,

Pas vjeshtës që të lag lëkurën

Shkon pa lënë gjurmë

Në botën llum,

Por kohës ia ndryshon strukturën.

Befas jeta

U nda në trish.

U prish aq sa nuk ndreqet me;

Qe para saj,

Tani që iku

Dhe koha e shkurtër me të!

Lini një koment