Metafora pa Metafora

Më lër të dëgjoj zhurmën e qytetit!

Jam i mendimit se jeta vazhdon.

Çfarë po kërkon, pse po mundohesh?

Uji do ta gjejë rrjedhën e vet.

Merr një cigare, nuk të helmon

Më shumë se ç’po e helmom vetë veten.

Shiko sa e hidhur është

Prapë e pi

E jeta e hidhur? Pse nuk e do?

Kush mundi të jetë i lumtur përgjithmonë,

Që të përpiqem unë të jem i pari?

Po i fliskam vetes!

Ç’gomarllëk!

Kushedi sa do më shante im atë.

Sikur të më shante!

Pse s’më shan?

Më mirë rrufe se shurdhëri

Qetësia të bën të dëgjosh zhurmën tënde.

Merr një cigare, prapë e hidbur është

Por u mësove, s’e le, s’e braktise

Më mirë një rrufe

Ose një stuhi rrufesh

Ose kufjet në vesh e mbyllu në banjo

Para pasqyrës kërce si të vjen

Me veten tënde që e shtyn në kanale

Me forcën e rrjedhës së pandalshme…

Metaforë i bie të jetë kjo?

Cigarja, metaforë për jetën

Muti, metaforë për veten

Hahahahaha!

As nuk kam pirë!

S’është gjë e mirë.

Se bëra gabime, e kush nuk bën?

Tradhëtova veten time, pikësëpari.

S’më duhet falja e njerëzve

As mirkuptimi

Le të falin vetet e tyre.

Si ndjehen ata para pasqyrës?

Puritanë, edhe kur janë vetëm?

Po kur masturbohen, si ndjehen?

Po kur hanë më shumë nga ç’kanë nevojë?

Po kur u bërtasin fëmijëve të tyre,

Pa u përpjekur më parë të japin shembuj?

Para pasqyrës, aty dil njëherë,

Të shohim sa i pamëkat je!

Shihe vetë, pastaj prapë mbaj qëndrim.

Po sikur të ishe në vendin tim?

Po sikur të të rrisnin më burg,

Ku e vetmja gjë e lejuar është fjala e atit?

Pa të drejtë të mendosh

Pa guxim të veprosh

E pastaj të t’akuzojnë që s’je i zoti

Të të përbuzin që je i dobët

S’të mungon gjë

Pate gjithë të mirat

Pate të hash

Të flesh

Të jesh ngrohtë pranë zjarrit

Por vetëm pranë zjarrit!

Kur ke ëndërr të bëhesh pilot

Dhe je i aftë të shkelësh kufinjtë,

Të ndjekësh horizontet

Të sfidosh pafundësinë e qiellit e të mendjes

Të thonë që je i marrë!

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Çfarë dreqin të bëhem!

Mut do të bëhem!

Në testinet e krimbave të tokës

Apo të krimbave të moralshëm të mbitokës!

Po sikur mos të të lënë të rritesh?

. * . * . * .

Duhet të ecësh me këmbë në tokë

Të thonë

Mos fluturo

Por dua të bëhem pilot!

Si më mëson t’i mbaj këmbët në tokë?

Dhe si guxon?

Si guxon të më pyesësh

Pse s’u bëra ai që desha të bëhem?

. * . * . * .

Lidhe

Mbaje

Drejtoje

Zgjati litarin, por kujdes mos e zgjat shumë

Mos i jep liri

Mos i jep besim

Mos e lër të veprojë

Mos e lër të vendosë

Nuk di!

S’je i aftë!

Je i vogël!

S’ke fuqi!

Tani dil në jetë, çaje rrugën vetë

Je burrë, s’të falen gabimet

Gjej një punë, jepi gjakun

E falëndero që e ke një punë

Po unë?!

Po unë!!!

. * . * . * .

A, B, C

Mëso për të qenë i dalluar

Budallenjtë dhe gjenitë dallohen lehtë, të dy quhen budallenj

Bëj siç bëjnë të gjithë.

Me rradhë gjërat, me rradhë.

Atëherë…

Njerëzit do të të gjykojnë, nëse nuk je i përkryer.

Pse të mundohesh të jesh i përkryer?

Përgjigje e thjeshtë:

S’ke pse jeton për njerëzit e tjerë,

Për sa kohë jep llogari vetëm për vete.

Askush i vdekshëm s’qe i përkryer,

Por më të mirët janë ata që e synojnë.

Por prapë njerëzit do të të gjykojnë,

Ndaj kujdes

“Mendo para se të veprosh”

Pastaj

“Askush s’do t’ia dijë ç’mendon ti”

Pastaj

“Punët i kryejnë njerëzit,

Ç’do të mendojnë ata për ty?”

Prapë u ngatërrova!

Edhe një herë;

A, B, C

Mëso që të jesh i dalluar.

Mirë. U krye!

Tjetër?

Bëj siç bëjnë të tjerët,

S’je ti më i mirë

Po a s’më the që të bëhem i dalluar?

Po. Për veten tënde.

Domethënë, të jem i dalluar mes njerëzish

Që të bëhem si të gjithë?

Ty s’të mbushet mendja!

Po pse, për t’u mbushur është mendja?

Apo për të menduar?

Bëj siç bëjnë të gjithë. Kaq!

(Mbushem me frymë, matem të flas.

Ç’të flas?)

Edhe njëherë; A.

Mëso që të jesh i dalluar.

Po marr lëvdata. Quhet kjo?

Po tani?

Zgjidh një zanat të mirë, që të jesh rehat.

Mirë. E kam të thjeshtë këtë:

Dua të bëhem pilot. Çfarë të bëj?

Je në vete?! Zgjidh një pumë

Mjek

Avokat

Arkitekt

Por s’i dua!

Unë dua të bëhem pilot!

Shiko, i kam të gjitha të dhënat,

Më thonë që do të isha pilot i mirë.

Madje gjenial!

Shiko!

Zanat është! Njerëzit e bëjnë.

S’është për ne, bëhu mjek, avokat

Por…

S’ka por!

Kur do të të vijnë mebdtë?!

O perëndi!

Kush duhet të bërtasë e kush bërtet!

Jam poet! Dreqi e mori!

Desha të them, dua të bëhem pilot!

 

Nuk ka më A, as B, as C

Ju jeni të gjithë të pmendur!

Dhe pastaj i çmenduri jam unë,

Se dua të bëj atë që duhet

Po mirë, si të thoni!

Kjo s’të jep bukë!

Më drejtoni!

. * . * . * .

Dua të jem i zoti i vetes

Dua të marr ç’ka më takon

Jam kokëfortë, se kështu duhet

Kështu jam mbrunjtur, jam i pari

Ti i pari?

S’je as i fundit!

Duhet të ulësh kokën

Po dinjiteti?

(Dëgjojen të qeshura)

Djali fliska me fjalë të mëdha!

Po më mësuat pra, të jem i pari!

Tani u dashka të ul kokën?

Ti s’bindesh!

Ti s’dëgjon!

Po parimet? Ju m’i mësuat!

Mirë, le t’i tradhtojmë parimet

Se mos jam i pari që e bëj.

Këtu edhe heronjtë shpërfytyrohen.

S’ka më parime, në rregull, u kuptuam.

Jeta qenkanjë shumatore kompromisesh

Duhen shnruar ca gjëra;

Parimet e reja:

Përshtatu, mos ji i pari

Mos bëj asgjë të re

Ul kokën

Harro gjërat e pavlera, si dinjiteti

Bëj një punë që të mbash frymën.

Po më tej?

Krijo një familje, gjej një njeri të mirë

A, unë dashuroj dikë që…

Dashuron?! Po turp nuk ke?!

Tuurp… Tmerr!

S’e paskam ditur që dashuria është fjalë turpi!

Po ndoshta prandaj s’e kam dëgjuar kurrë!

Prapë kompromis

Po ç’ti bëj asaj që ndjej?

Çdo gjë është kaq e gabuar!

Por do të rritem, do të kuptoj

Do të mësoj të mos jem i dalluar

Do të ul kokën

S’do ta ngre zërin

Do të rrespektoj më të fortin

Një shkollë

Një punë

Goja e mbyllur, veshët të hapur

Mendja e mbyllur

Miza që më hanë ndërsa vë kore!

. * . * . * .

Ç’ëndërr e keqe!

Sa paska shkuar ora;

Plot 27 vjet!

Tani e di vetë

Dhe ju tregoj se ç’bëra;

Ndoqa ëndrrën time, u bëra pilot

Jam i lirë si erërat e stepave

Fluturoj si shqiponjat e shkrepave

Jam më i madhi, më i shpejti,

Jam i pari!

Jam i përndrituri!

. * . * . * .

Zgjohu! Shkoi bonë!

Ëëndrra imee…

Prit, mos më zgjo!

S’ka kohë, ke orar.

Dreqi ta marrë!

Lahem

Vishem

Puna

Rrjedha

Qenkam një peshk pothuajse i ngordhur

Ndoqa dashurinë, s’paska qenë turp

S’ndoqa ëndrrat, paskan qenë qesharake

Jam ati

Kam pushtetin e fjalës së pagabueshme

Por koka akoma duhet ulur

Se s’jam ati, tamam tamam

Jam i përsosuri i paplotë

Kam gjithçka, veç vetes

Veç asaj që duhet të kem.

Në rezyme kam jetën perfekte

Gjithçka që duhet, për të qenë i lumtur.

Por kur mbyllet dera e dritat fiken

Dramat, traumat, kompromiset

Ule dorë!

S’është e imja!

Je i keq!

Je i padrejtë!

Je ai që s’kam dashur të kem!

Jam sprova, jam ndëshkimi

E në të njëjtën kohë, i sprovuari

Ja qetësia, jam gëzimi

E në të njëjtën kohë, i gëzuari

Jam e mira dhe e keqa,

Jam tempull i pazakontë

Krijesa që luftojnë njëra-tjetrën

Jam paradoks

Jam mijëra shpirtra

Që s’dalin dot prej burgut të mishtë

Shkaktoj zjarre që ngrohin e djegin

Marr shpirtin, jap jetë

Jam arsyeja e ekzistencës

Siç jam dëshira për vetvrasje

Jam i lumtur e i trishtuar

I paplotë e i plotësuar

Jam bekim, mallkim, të gjitha jam

Por s’jam unë!

Dashuria s’mjaftoka.

Arratisem, kërkoj strehë tjetër

Një shpirti si imo, që ka humbir rrugën

E marr, e gëlltis, e gënjej, e dua

E shpëtoj për ta robëruar

Bën qëndresë, lufton, gremiset

Jam e vetmja dorë që sheh

Dorëzohet e përgjakur

I jap dritë

I jap shpresë

Më jepet pa kushte,

Dorëzohet pa kushte

I mjaftoj edhe pse s’më ka

Por mua s’më mjafton vetja ime

Provoj të kthehem, shkatërroj gjithçka.

Përveç një luleje të bukur si drita

E ardhmja

Gëzimi

Qëllimi

Shpëtimi

Janë katër duar – të përshitura

Nga flaka e ferrit që mbart në vete-

Që kujdesen, e rrisin, i ushqejnë ëndrrat

I këndoj këngët e së ardhmes

S’do të jesh ati

As biti i atit

Do të jesh më e bukura rreze e dritës!

Dashuria qenka ndryshe

Qenka e pamatë

Prej hirit të bgrehinave të djegura

Do të ushqehet një pemë e fortë

Kemi gabuar ne, që të mësojmë

Si mos të gabojë e ardhmja…

…..

Shembull! Duhet dhënë shembull!

Duhet patjetër të bëhem i lumtur.

Të bëhem pilot!

Shembull!

Që ëndrrat duhet! Duhet të bëhen!

Lodrat

Gëzimi

Këngët e sajuara atypëraty

Dashuria

Përkukdesja

Përkushtimi!

 

. * . * . * .

 

Jetët e njerëzve lidhen e zgjidhen

Në çdo gjë ka një urtësi

Fatlumë janë ata që njohën dashurinë

Fuqinë e dritës dhe të errësirës

Fatlumë janë ata që kuptuan

Dallimin mes të keqes e të mirës.

Hijet, demonët

Mendimet e këqija

Dëshirat e egra të mishit të butë

Nevojat e mendjes së errët

Ferri që ushqehet me kockat e mija

Sfida

Qëndresa e dëshpëruar

Dorëzimi i turpshëm, pa luftuar

Humbja e sigurtë

Neveria

Rikthimi, ringjallja

Përmes ujit të nxehtë në lëkurë

Hiqe hirin e mishit të djegur!

Shuaje zjarrin e ferrit

Dil

Mishi, dhimbja që s’dihet ku buron

Nata

Gjumi

Ëndrrat e këqija

Malli

Malli! Kësaj si i bëhet!

Vetmia!

Por nesër… nesër..

Dujet një “Nesër”!

Ëndrra për t’u bërë pilot

Shembulli që duhet dhënë

S’kërkoj falje, s’kërkoj mëshirë

S’kërkoj asgjë, tani marr çfarë duhet

E jap çfarë duhet

Por s’jap llogaribakoma.

Tani jam unë, rrugës për të gjetur veten

Kam një qëllim dhe një detyrim

Vetmia qebka edhe liri

Pylli

Qetësia

Shtigjet që presin me padurim këmbën time

S’e di se ku do të dal, ku do arrij

E ndoshta veten s’e shpëtoj dot

Por tim bir do ta mësoj të bëhet pilot!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s