Ajo tha që s’dinte poezi.
Ajo tha: “Hey baby!
Unë nuk di poezi,
Por di që je shumë i rëndësishëm për mua!”
Ajo nuk dinte poezi,
Por dinte dashuri.
Kishte mënyrën e saj për të thënë “Të dua”.
Ajo tha, me fjalë të shkujdesura,
Me një sms në celular,
Vargjet më të bukura të dashurisë,
Poezitë më të bukura që kam parë.