Historia e një hajduti, i cili po priste kohën e duhur për të grabitur një udhëtar

Dhe ndërsa priste, po bisedonte me udhëtarin. Ai po i tregonte se ku po shkon, me se merret, gjëra të parëndësishme në përgjithësi. Hajduti po dëgjonte me vëmendje. Nuk po shtirej, në fakt, ashtu siç mund të
mendosh ti, duke qenë se ai është një hajdut dhe po pret kohën e duhur për të grabitur udhëtarin. Ai po dëgjonte me vëmendje, siç po thoja, sepse ishte shumë kurioz dhe sepse, tek e fundit, deri sa të vinte koha e duhur nuk kishte pse të mos bisedonte. Tani, para se të pyesësh, po të tregoj vetë që, këta po bënin udhën bashkë, ishin nisur që në mëngjes nga hani ku kishin kaluar natën dhe po afroheshin afër një hani tjetër, në një fshat që s’ia dinin emrin. Bëhet fjalë për shumë kohë më herët, kur njerëzit udhëtonin me ditë dhe flinin nëpër hane. Nejse, po të thoja, kur filluan të lehnin qentë e fshatit, hajduti ngadalësoi pak hapin, e goditi udhëtarin në kokë nga mbrapa dhe e grabiti. Kaq ishte e gjitha.
– Po pse po ma tregon?
– Shiko, një ditë kur po bisedoja me tim atë mbi politikën dhe pse njerëzit nuk ishin rebeluar e nuk e kishin ndryshuar sistemin më herët, ai më tha: “Merr një shkop tani dhe shko e shkund gjethet e arrës.I këput dot
të gjitha? Prit të vijë vjeshta dhe gjethet do të këputen vetë, sepse i ka ardhur koha.”
– Në rregull e ka yt atë, po pse po ma tregon?
– Po ja, m’u kujtua dhe thashë të shtynim rrugën.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s