Ujë

Nuk kisha ujë. Ishte vapë. Kisha vetëm një shishe të vogël qelqi, ujin e kisha mbaruar.
Isha ulur anës rrugës, kisha lënë shishen në tokë e po prisja të kalonte ndokush, që t´i kërkoja t´më jepte një pikë ujë.
Matanë rrugës, nja katër – pesëqind metra më tutje, po rrinte një njeri tjetër. Kishte një bidon të madh afër vetes, me ujë mesa dukej. Pas ca kohësh m´u duk sikur e vuri re praninë time dhe lëvizi. Po afrohej drejt meje dhe me vete kishte bidonin. Kur u afrua e më foli, vura re që bidoni ishte plot.
Më pyeti në më duhej gjë dhe unë i kërkova ujë. I hoqi tapën bidonit të tij, edhe shishes time dhe e mbështeti grykën e bidonit mbi atë të shishes, për ta mbushur. Pastaj e ngriti bidonin, që të rridhte uji, mirëpo shishja e vogël prej qelqi nuk e duroi dot peshën e bidonit dhe u thye. Gjithë ai ujë u derdh në tokë!
Njeriu, taposi bidonin e tij dhe iku. Unë mbeta aty dhe po aq i etur sa më parë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s