Poetët

Poetët janë si bletët,
Mbledhin prej njerëzish nektarin dhe helmin,
E pastaj krijojnë melhemin prej fjalësh,
Që njerëzit e quajnë poezi
Që nuk bën asgjë që s’e bën dot besimi,
Por u jep njerëzve diçka për të besuar.
Poetët janë si fluturat që shkundin pjalmin
Dhe ndihmojnë të pllenohen mendimet,
Ashtu që njerëzit të mund të njohin vetvehten.
Poetët nuk kanë asgjë që u përket,
Përveç një gëzimi naiv dhe të çuditshëm,
Kur munden t’i ngjizin mendimet në fjalë.
Poetët janë ndryshe nga njerëzit e tjerë,
Por askush veç tyre s’e dallon ndryshimin,
Se ai qartësohet kur ata janë vetëm.
Poetët janë për t’u mëshiruar,
Se ata blasfemojnë ndaj çdo gjëje të shenjtë
Dhe predikojnë çdo gjë të gabuar,
Si besimin që lumturia buron prej dashurisë,
Kur duhet që dashuria të vijë prej lumturisë.
Poetët janë, në fakt, për t’u dënuar,
Por u mjafton dënimi që i japin vehtes,
Kur vargjet më të bukura ia thurin trishtimit,
Kur duhet t’i këndonin dritës dhe të vërtetës.

Por poetët, janë krijesa të ndërlikuara,
Se i falin botës gjithë forcën e shpirtit,
Por dobësitë e tij gjejnë forcë për t’i mbuluar.
Poetët më të mirë janë ata që shkruajnë shumë
Por s’shkruajnë gjithçka
Dhe poezitë më të bukura s’do të lexohen kurrë.

Një mendim mbi “Poetët

  1. Kush jam une?
    Dridhem e digjem!
    S’kam per ta kuptuar valle,
    sa hiri te jete plot
    e prej vatre te hiqet?
    Kam nevoje per dike,
    Poetin e kafte,
    te ngrohte si toka, ne dimrin e vrazhde
    ne brendi te vehtes te me marre,
    Te me shpetoje nga i fohti ,
    te me thote qe do te celin prape lulet
    ashtu sikur moti!

Lini një Përgjigje te naishtenjehere Anuloje përgjigjen