Përshkrimi i një fshati të shekujve të shkuar

Një fshat i vogël, ndërtuar përbri një lumi të vogël që rrëshket kullueshëm poshtë kodrave të vogla, nëpër gryka të ngushta, përbri e përmbi gurët e vegjël e të lëmuar të zallit. Fshati ka një shkollë të vogël, ku studiojnë me zell (ose me zor) të vegjlit e fshatit. Tek shkolla të çon një rrugë e ngushtë e shtruar keq, që në dimër ka më shumë baltë se gurë e verës me shumë pluhur se ajër. Përgjatë rrugës, si dhe përgjatë rrugëve të tjera të ngjashme janë ngritur disa shtëpi të bardha, të vogla, me çati të kuqe e me tym gri që ngrihet nga oxhakët e tyre. Rrugët bashkohen (ose ndahen) në qendrën e fshatit, ku zgjerohet një shesh i ngushtë, i shtruar disi më mirë se rrugët, por jo dhe aq mirë. Sheshi ka një park të vogël e një lulishte me stola të vegjël, ku kalojnë kohën e lirë gjyshërit e thinjur me nipërit e tyre të vegjël. Diku aty afër gjendet dhe një kafene e vogël, ku kalojnë kohën të rinjtë përtacë dhe kohën e lirë ata që kthehen nga puna. Po përreth sheshit gjendet edhe një bibliotekë me pak tituj, si dhe një ushqimore paksa e varfër, në dyert e të cilave duken nganjëherë intelektualët modestë të fshatit dhe amvisat dashuriplotë, po të fshatit. Sigurish që fshati, si vendbanim të gjallësh, ka edhe një pjesë të vogël për ata që nuk janë më të gjallë e që quhet varrezë, në të cilën janë gërmuar, e më pas ngritur në formë kodre banesat e tyre. Dhe sigurisht -duke qenë një fshat i shekujve të shkuar- pranë varrezave ndodhet edhe kisha e fshatit. Ajo është e madhe, me mure të lartë, të ndërtuar me gurë të lëmuar mirë. Hyrja e saj është e harkuar, ka një kryq bronzi mbi të, si dhe Krishtin e kryqëzuar mbi kryq. Brenda saj banon një klerik me rroba të mëndafshta, ndërsa muret e saj janë plot afreske te pikturuar nga mjeshtrit. Kambana e saj është pej bronzi, kurse kryqi në majë të saj është i zbukuruar me ar e me xhevahirë. Kisha është e rrethuar nga një kopsht i begatë. Me pak fjalë. ndryshe nga shtëpitë e fshatit, kisha (e fshatit) është një vend i denjë për të qenë shtëpia e Zotit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s