LIRIA

Një sëpatë, një kosë e një lopatë
Dhe duar për t’i kalitur,
Një copë tokë të zezë
Dhe krahë për t’a punuar,
Një pikë ujë të ftohtë
Dhë jnë shtëpi të ngrohtë;
Fshatari këtë do- dhe është i lirë.

Një armë që nuk ngec
Dhe një sup për t’a mbështëtur,
Një urdhër për veprim
Dhe një arsye për t’iu bindur,
Shokë besnikë përreth
Dhe një vend për të mbrojtur;
Ushtari këtë do-dhe është i lirë.

Një jetë për të ndjekur
Dhe një kokë për të menduar,
Një letër, një stilolaps
Dhe një dorë për të shkruajtur,
Zë për të folur
Dhe veshë për t’iu dëgjuar;
Poeti këtë do- dhe është i lirë.

Kur fshatari s’ka tokë për të punuar
Shtëpi për t’u kthyer,
Kur ushtari s’ka arsye për t’u bindur
Vend për të mbrojtur,
Kur poeti s’ka letër për të shkruar
Veshë që e dëgjojnë:
S’kanë asgjë- s’kanë liri.

Kur mungon mundësia për të djersitur,
Kur mungon arsyeja për t’u rreshtuar,
Kur mungon e drejta për të folur:
S’mbetet asgjë – s’ka liri.

Historia na ka tregur
Që është derdhur djersë e gjak,
Popuj të tërë kanë luftuar,
Më të mirët janë bërë fli
Për LIRI!!!

Dhe nuk është një kapriço,
Një dëshirë për t’i ikur
Rregullave e detyrave,
Është një e drejtë që na e dha,
bashkë me jetën, Krijuesi!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s