Kur largohesh pa bërë zhurmë
Nga ç’farë do më shumë se veten,
Nuk e di në ke lënë gjurmë,
Por e di se ç’gjurmë të mbeten.
Shoqe e ngushtë, mike e shtrenjtë,
Që s’gënjen kur thotë të dua,
Por që hesht! Dhe vret në shenjë!
Pa qëllim! Por pa gabuar!
Shoqe, që njeh gjurmën tënde,
Dhe pse fshihet nën këmishë,
Por që s’flet për ç’ke në mëndje!
Por që s’tregohesh e brishtë!
Si i zhdukuri pa gjurmë,
Që vetëm ai e di vendndodhjen,
Mbetën ato që lashë unë
Në ato që ti s’tregoje.
Nuk e di në kam lënë gjurmë,
Por e di se çgjurme më mbetën
Nga kur ika pa bërë zhurmë
Nga ç’desha më shumë se veten.