Kuptova që s’kam ç’të të dua

Kuptova që një edhe një

Vetëm një që s’mund të bëjnë

Tani zhgarravis gjëra pa kuptim,

Si emrin tënd pranë emrit tim.

Kuptova që sytë e tu

Të mashtrojnë ty por jo dhe mua

Tani rikujtoj gjëra pa kuptim,

Si kur të besova ty, jo trurit tim.

Kuptova që, nga gjithçka që na ndodh,

Vetëm vdekja është e përjetshme

Tani rimendoj gjëra pa kuptim,

Si kur të pandehja gjithmonë në krahun tim.

Kuptova që koha ecën shumë ngadalë,

Por nëse s’vdes, më vonë gjen shërim

Tani qesh me gjëra pa kuptim,

Si kur të mendoja ty si shpirtin tim.

Kuptova që të desha pranë meje,

Edhe pse për asgjë s’të desha

Tani kuptova se gjithçka qe pa kuptim,

Ashtu si portreti yt në albumin tim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s