Kështu ndodh kor të merr malli…
I hedh dhe një sy albumit,
Të qëruar nga ato që falen;
Duke shpresuar të ringjallen
Çastet e para, por jo të fundit.
Kështu ndodh kur të merr malli…
Disa gjëra janëharruar.
Ca pika ndjekin njëra-tjetrën
Derisa të puthin mjekrrën
Dhe turbullojnë për të qetësuar.
Kështu ndodh kur të merr malli…
Disa skena rixhirohen
Dhe besohen si të vërteta,
Ndërsa xhirimet e vjetra
Priten dhe hidhen; harrohen.
Kështu ndodh kur të merr malli…
Gjenden ca justifikime
Pse s’u thanë a bënë ca gjëra.
Ruhet një pjesë nga e tëra,
Tjetra është me korrigjime.
Sepse s’na pëlqen të vuajmë,
Sepse s’na pëlqejnë dështimet,
Ndaj, në kujtimet që ruajmë
Mundohemi të fshijmë gabimet.