Fjalë të këqija

Ne ishim bashkë, e dashura ime
Në mendjen time,
Në zemrën time,
Në orët, që kurrë s’ i numërova
Dhe në vargjet që për ty shkrova.

Por tani s’mund të jemi më,
As bashkë e as asgjë!

Se u thanë fjalë të këqija, e dashur.
Ti i the,
Unë i jehova padashur.

A s’është e trishtueshme?
Dhe e pabesushme?
Ti dhe unë të ndarë!
E mendoje dot më parë?

Por u thanë fjlë të rënda,
I the, i dëgjova.
Ca i përtypa, ca i pështyva,
Por ca i jehova.

Prandaj dhe i the, e dashura ime?
Se s’ikje dot pa shfajsime?
Duhej patjetër që t’a ndotje
Dhe gojën time?

Mund të kishe ikur si zogjtë,
Nga qielli i vjeshtës në qiej pranvere.
E fjalët e mija atëhere,
S’do t’ishin për ndarjen,
Por për shtegtimin!
Do të shkruaja dhe për trishtimin,
Për shiun, për erën,
Por do të prisja pranverën
Dhe zogj të tjerë do të vinin.

Mund të kishe ikur si gjumi,
Nga sytë e palodhur,
Nga sytë e mërzitur.
E unë do të kisha pritur
Të ikte një natë e paëndërrt
Siç iku një vajzë e pazemërt.
E do t’a kisha nxënë mësimin
Për ditët dhe vajzat që do t’vinin:
Të dashuroj dhe të flë harrueshëm!

Por fjalët e këqija u thanë
Dhe puthjet në buzë,
Frymëzimet pa muzë
Dhe lotët e trishtë
Mbi faqen e brishtë
Dhe lulet që mbollëm
Dhe frutat që volëm
Dhe helmet që vollëm
Të gjitha u thanë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s