Faleminderit, zoti Berisha

Gjej rastin sot, me rrespekt e nderim të veçantë dhe me konsideratën time më të lartë, të falënderoj shkëlqesinë e tij, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha, për punën e tij të pashembullt në vënien në funksion të ligjit, të kushtetutës dhe interesave të vendit të institucioneve të pavarura shtetit shqiptar. Falë dëshirës sëtij të madhe dhe vullnetit të tij të pathyeshëm, ai bëri të mundur që institucionet e këtij vendi, tashmë anëtar me të drejta të plota të NATO-s dhe aspirant për të qënë së afërmi edhe anëtar i Bashkimit Europian, të dalin mbi interesat dhe frikërat personale, të çlirohen nga ndikimet politike, t’i bëjnë ballë presioneve, akuzave e kërcënimeve nga të gjitha anët dhe më në fund, pas shumë kohësh heshtjeje para fodullëkut dhe ngërdheshjeve kërcënuese të politikës e jo vetëm saj, të flasin qartë, pastër e me zë të lartë, duke cituar ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe të thonë “Jo”-në e tyre të parë në historinë e demokracisë sonë të brishtë.

                Falë këmbënguljes së zotit Berisha, për të zgjuar institucionet që e bëjnë një shtet t’a meritojë këtë emërtim, institucione si: Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Presidenti I Republikës, u shtërnguan të rpanojnë përgjegjësitë dhe detyrat që I ngarkon Ligji Themeltar I Shtetit dhe të flasin, siç e thashë dhe më lart, me zë të lartë dhe të qartë, duke dëshmuar se ky vend, paçka se deri sot të heshtur dhe thuajse të padukshëm, paska edhe institucione të pavarura nga politika, të afta për të zbatuar ligjet e vendit, për të refuzuar bashkëpunimin me pushtuesit dhe uzurpuesit e shtetit dhe ndoshta edhe të marrin në dorë fatet e vendit.

Pse falënderoj zotin kryeministër pëe këtë zgjim të institucioneve?

Së pari, sepse po të mos ishteaftësia e papërballueshme e zotit Berisha për të nxjerrë nga mushkëritë, nga koka, apo ku t’a di unë nga ku, lumenj të turbullt e të helmët akuzash, të të gjitha llojeve, të të gjitha përmasave dhe kunddër të gjithëve, dhe po të kishtë vepruar si paraardhësi i tij në detyrë, i cili i joshte të gjithë e në të gjitha format, dyshoj se këto institucione do të ishin zgjuar ndonjëherë, sepse dihet që më shumë reagohet përballë një sulmi se përballë një tundimi.

Së dyti, sepse po te mos ishte për këmbënguljen vullnethekurt e vullnetthyese të shkëlqesisë së tij, zotit kryeministër, për të zaptuar centimetër pas centimetri hapsirën e veprimit të institucioneve të tjeradhe për të përvetësuar kompetencë pas kompetence atributet ligjore dhe kushtetuese të këtyre institucioneve, duke tentuar të arrijë në atë pikë sa të jetë aq I aftë dhe aq kompetent sa të drejtojë I vëtëm, dhe me sukses të plotë, të gjitha strukturat e shtetit, pra po të mos ishte këmbëngulja e zotit Berisha për t’ia tërhequr litarin, qe prej kohësh ia ka lidhur në fyt, deri në atë oikë sa të mos I mbetet më mundësi për të marrë frymë, dyshoj se këto institucione do të ishin zgjuar ndonjëherë. Ose të paktën nuk do të kishte ndodhur tani dhe me këta njerëz në krye të tyre.

Pra, po të mos ishte kjo luftë, në dukje absurde dhe e dëmshme, që zoti Berisha I ka hapur të gjitha institucioneve që duhet të jenë të pavarura, nuk do t’a kishim kuptuar se në këtë vend, këto institucione nuk janë thjesht mite struktura mitike, historitë dhe rëndësia e të cilëve mesohet në shkolla, por ne realitet vetëm sa i dëshirojmë, por në fakt ekzistojnë dhe janë edhe të aftë të dalin hapur e të luftojnë për të mbrojtur ekzistencën e tyre. Këtë fund të letargjisë për institucionet e pavarura të këtij vendi ia detyrojmë një njeriu të vetëm, që jo vetëm me punën, por edhe me histerinë dhe paranoizmon e tij, sado absurd ne dukje, di të jetë I dobishëm.

Faleminderit, zoti Berisha. Të paçim sa malet (i përjetshëm qoftë kujtimi yt).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s