Një garë me kuaj

U shpall se do të organizohej një garë me kuaj. U mblodhën kuaj nga të gjitha vendet dhe nga të gjitha rracat. Natyrisht ata ishin kuajt më të mirë, të kalëruar nga kalorësit më të zotë. në vijën e parë të startit mund të shihje të gjithë llojet e kuajve dhe të kalorësve: Mund të shihje një kalë të zi të madh, të kalëruar nga një burrë me maskë që mbante emrin e dhelprës; mund të shihje një kalë të bardhë, jo shumë të madh, por të fortë e të shpejtë, stërvitur për t’iu ngjitur maleve, kalëruar nga një kalorës që kishte dy emra e tri fe; mund të shihje një kalë gjigand prej druri, që rastësisht ishte dy pëllëmbë më i lartë se dera e stallës dhe që kalërohej nga një mbret që mbante një emër të famshëm; mund të shihje edhe një kalë të dobët e të vjetër, të kalëruar nga një kalorës edhe më i vjetër e më i dobët se kali i tij ish-gërdallë; si dhe shumë të tjerë. Kishte mes tyre kuaj të famshëm, kuaj me tituj trimërie, kuaj me medalje nderi, si dhe kuaj me poste politike, si për shembull senator.

Gjatë pregatitjeve për garën pati shumë ngatërresa e mosmarrveshje, për shkak të kulturave dhe zakoneve të ndryshme, por gjithsesi kuajt u rreshtua e u bënë gati për garë. U dha shenja e nisjes dhe ata u lëshuan përpara. Për pak kohë u duk sikur do të fitonte kali senator, por ai e humbi shpejt kryesimin, të cilin e morën, herë njëri e herë tjetri, kali i madh e i zi dhe kali i bardhë alpin. Mes tyre u zhvillua një duel i gjatë e i fortë por për habinë e të gjithëve asnjëri prej tyre nuk arriti të qëndronte në krye pasi, me një mënyrë a me një tjetër, ata u arritën nga kali i drunjtë, i ndjekur nga afër ky prej kalit të vjetër kockë e lëkurë.

Pas një gare të gjatë e plot surpriza, kali i madh e i drunjtë i mbretit të Itakës preku i pari vijën e finishit, duke u shpallur kështu fitues i garës. Mbreti fitues, i zoti i kalit të drunjtë, ia dedikoi fitoren aftësive të tij për të krijuar një kalë të tillë dhe natyrisht, për t’a kalëruar atë.

Në podiumin e fituesve një vend nderi zuri edhe plaku i dobët me kalin e tij më të dobët se veten, si dhe kali senator, që kishte arritur të parakalonte me sukses kuajt e tjerë, të cilët s’po e besonin dot që nuk ishin ata fituesit. Kalorësit e tyre ishin shumë të irrituar, sepse kishin kuaj shumë të mirë e edhe vetë ishin kalorës shumë të aftë, por siç tha dhe mbreti i Itakës, për të fituar një garë nuk duhet një kalë i mirë dhe një kalorës i aftë, por kali i duhur dhe kalorësi që di t’a kalërojë atë. Sepse një kalorës, sado i aftë qoftë, nuk kalëron dot çdo kalë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s